Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nxjerrë zbuluar moderatoren Erla Mëhilli dhe gazetarin Robert Rakipllari në Aritmetikë. Mëhilli dhe Rakipllarin tentuan që të vendosin në vështirësi Veliaj në lidhje me numrin e lejeve të dhëna në kryeqytet, por kanë konfirmuar në fakt argumentet që ka dhënë më herët dhe kryebashkiaku Veliaj duke I dhënë të drejtë këtij të fundit. Kjo bëri që Veliaj të thumbojë moderatoren dhe Rakipllarin duke ju kujtuar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Kjo shkaktoi të qeshura në emision.

Batutat:

Veliaj: Në të gjitha debatet e qyteteve, lajmi i keq është kur bie vlera e pronës. Të të jap një shembull, në qoftë se apartamenti yt vlente, sesot mesatarja e rritjes së vlerës së apartamentit është nga 200-300%, 2-3 fish, vlente 50 mijë euro në 2015-ën dhe sot vlen apartamenti yt, vlen 100 mijë euro, kjo është gjë e keqe për ty, apo është gjë e mirë?

Rakipllari: Kjo është gjë shumë e mirë.

Veliaj: Pra, sapo më the, apartamenti yt që vlente 50 dhe sot vlen 100, është lajm i mirë. Të të bëj edhe një pyetje në të kundërt, në qoftë se apartamenti yt në 2015-ën dp vlente 50 mijë euro, ose siç vlente dhe sot do vlente 25, ky është pastaj lajm i keq apo jo? Do ishte shumë i përballueshëm për të tjerët, por ti vet do mallkoje kryetarin e bashkisë, se do thoshe më vlente 50, sot më vlen 25. E vërteta është që të vlente 50, sot të vlen 100.
__

Rakipllari: 7.8 milionë metra2 ndërtim, u marrka nga 7% e popullsisë.

Veliaj: Dëgjo, a do bëjmë aritmetikë? Se unë hyj tek ata që e di tabelën e shumëzimit. Atëherë, 8 mijë apartamente, meqë e përmende…

Rakpillari: Nuk janë 8 mijë apartamente, janë 7.8 milionë metra2.

Veliaj: Dakord pra. Po të them unë tani një llogari, 8 mijë apartamente, mesatarja e një apartamenti 100 m2, ma bëj llogarinë sa del…

Mëhilli: Atëherë, 7.4 milionë, se e kam bërë unë një llogari…

Rakpillari: 7.8 më del mua.

Veliaj: Ma bëj llogarinë. ..

Mëhilli: Është fusha e Lulit kjo e llogaritjeve, mos t’i futemi kësaj. Ta bëj unë se e kam bërë unë zoti Rakipllari, nëse e do. 7.4 milionë leje ndërtimi janë dhënë përgjatë këtyre viteve.

Veliaj: Nuk janë dhënë 7.4 milionë leje ndërtimi se na habite ti.

Rakipllari: 7.4 milionë metra2.

Mëhilli: Nëse marrim 70% të tyre ndërtim për banesat, i bie 5 milionë e 248 m2 ndërtim, e cila nëse pjesëtohet me 100 metra banesa mesatare, i bie 52 mijë banesa. Dhe ju keni deklaruar në vitin 2015 se ishin 8 mijë apartamente sotk në Tiranë. Pra totali që i keni dhënë tregut janë 60 mijë apartamente.

Veliaj: Je në vete, çfarë po thua, po e dëgjon veten? Pra, po thua në një vit ishin 8 mijë dhe po më thua që në 7 vite janë 56 mijë. Patjetër, sepse 7 herë 8 është 56. Pra po më krahason 1 vit me 7 vite. 7 herë 8 bëjnë 56, del fiks llogaria. Pra sapo the mbrojtjen më perfekte që unë s’arrita ta thoja dot kaq mirë sa ty.