Avokati Spartak Ngjela ka shokuar rrjetin me deklaratën e tij, teksa u shpreh se femra edhe “kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia”.
Gjatë një interviste, ai u shpreh se ka momente kur gratë nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli, si edhe “bëjnë skema sikur s’duan” të kryejnë marrëdhënie.
Ndërsa i referohej legjislacionit mbi përdhunimin në Angli, Ngjela u shpreh se “vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia”.
“Nuk e di sa është përqindja por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar.
Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do.
Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.
Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela në emisionin “Më lër të flas”.
Këto deklarata të Ngjelës kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa disa prej komentuesve shprehen se ai nuk duhet të jetë më pjesë e emisioneve televizive.