Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi nuk ishte i ftuar në prezantimin e kandidatit të Berishës për bashkinë Divjakë.

Kjo sipas tij ndodh në një kohë që ai ka kontribuar shumë duke bërë presion që PD zyrtarë të mos nxjerrë kandidatë të tjerë në këtë bashki.

“Dje ka ndodhur diçka e çuditshme sepse deputeti dhe kreu i PD së Lushnjës Saimir Korrshi që ka dalë në mbështetje të kandidatit Malko për Divjakën nuk ishte ftuar në prezantimin e tij edhe pse ai i ka bërë presion PD zyrtare të mos nxjerrë kandidatë në këtë bashki. Në një mënyre atë e kanë përjashtuar nga fushata duke i thënë se nuk kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ajo që ndodhi dje është paralajmërim edhe për bashki të tjera që deputetë të PD do ndihen të përjashtuar nga fushata”, tha Lita.