Ajo është opinioniste së bashku me Arjan Konomin në këtë edicion të Përputhen në Top Channel, por dhe me një fëmijë që pritet të sjellë në jetë së shpejti. Për këtë të fundit moderatorja e përputhen Bora Zemani nuk i ka kursyer komplimentet në spektaklin e fundit ndaj Nedës, duke e përgëzuar për qëndrimin e saj në një emision me jo pak të papritura, ku ajo siç shprehet bashkëautorja e programit nuk ka shfaqur kurrë as ankesën më të vogël.
“Nedën e kemi këtu stoike me këtë kolltukun e saj dhe pse ndoshta jo në gjendjen më ideale fizike, ka edhe ato vështirësitë e kësaj periudhe. Shumë emocione ndoshta i përjeton shumë më shumë se ne të gjithë megjithatë unë dua ta them patjetër për Nedën këtë, që është një shembull që nuk ankohet nuk përkëdhelet asnjëherë në gjithë këto muaj që e kemi patur Nedën bashkë me bebin e saj në bark. Nuk ka patur kurrë as ankesën më të vogël por është përballur gjithmonë me çdo lloj situate këtu në program,” u shpreh Bora.
“Po e mësoj dhe vajzën me TV që kur të iki unë do kesh gocën këtu,” tha Neda, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram edhe këtë video, ku falënderon moderatoren Zemani për vlerësimin.