Luis Marquez Martin, mesfushori i Real Betis gjatë viteve nëntëdhjetë (1989-2000) dhe më vonë i Real Valladolid ka humbur jetën këtë të hënë në Sevilla në moshën 51-vjeçare si pasojë e kancerit. Lajmin e ndarjes nga jeta të ish-futbollistit e bëri publik vetë klubi i Real Betis në një reagim në faqen zyrtare.
Që nga sezoni 1991-1992, mesfushori u bë titullar i rregullt i Betisit të viteve nëntëdhjetë, fillimisht si mesfushor, pozicionin e tij natyral dhe më vonë si mbrojtës i djathtë, pozicion në të cilin shfaqi futboll të fuqishëm dhe cilësor. Në nëntë sezonet e tij në Betis, Luis Marquez luajti 202 ndeshje zyrtare, 166 në kampionat, 32 në Kupë, 2 në Kupën e Fituesve të Kupave dhe 2 në Kupën UEFA dhe shënoi 15 gola.
Për vite me radhë, Luis Marquez kishte luftuar kundër sëmundjes vdekjeprurës që e detyroi atë t’i nënshtrohej edhe operacioneve, por në fund nuk ia doli të fitonte ndeshjen më të fortë të jetës së tij, atë kundër vdekjes.