Në mbledhjen e saj javore të mërkurën, qeveria e përkohshme miratoi një vendim që kufizon përkohësisht importin e disa produkteve ukrainase në territorin e Bullgarisë, tha në një konferencë shtypi Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Yavor Gechev. Kështu Bullgaria ndoqi shembullin e tre vendeve të tjera lidhur me shqetësimet se tregu është i mbushur me drithëra. “Ne kemi prodhime me vlerë disa miliardësh që besojmë se do ta kemi të vështirë t’i shesim dhe do të kemi humbje nëse nuk marrim masa”, shtoi ai.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nga data 24 prill deri më 30 qershor 2023 Bullgaria nuk do të lejojë në territorin e saj mbi 20 produkte ukrainase, duke përfshirë: grurin; miell gruri; fara luledielli; misër; mjaltë dhe produkte bletësh; qumësht i papërpunuar dhe pluhur; koncentrat qumështi; arra, lajthi; mish shpendësh, derri, dhie dhe dele; thekër; elb; tërshërë; melekuqe; kokërr grurë; niseshte; inulin; gluten gruri; soje; fara li. Në mbledhjen e saj javore të mërkurën, qeveria e përkohshme miratoi një vendim që kufizon përkohësisht importin e disa produkteve ukrainase në territorin e Bullgarisë, tha në një konferencë shtypi Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Yavor Gechev. ri; verë; uthull vere; rapese; dhe alkool etilik.
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Industrisë Nikolla Stojanov shpjegoi se zgjidhja panevropiane mund të jetë zgjidhja e qëndrueshme e problemit. “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo që po ndërmarrim sot është një masë ekstreme, por u detyruam ta bëjmë sepse disa vende kanë ndërmarrë masa të tilla në mënyrë të njëanshme në ditët e fundit dhe rreziku për Bullgarinë është rritur seriozisht”, theksoi Stojanov.
“Nëse nuk ndalojmë importet, gjithçka që shkon në korridorin për në Poloni dhe Hungari do të përfundojë në Rumani dhe Bullgari. Kjo do të thotë, nëse nuk ndalojmë masën ekuivalente me homologët e tjerë në këtë moment, në mënyrë efektive do të zhvendosë korridoret. Pres që Brukseli të kuptojë se nuk është e rëndësishme kompensimi financiar në këtë rast, por është i rëndësishëm një solidaritet tjetër, i cili është i njëjtë për të gjithë fermerët”, tha ministri i Bujqësisë Geçev në intervistën televizive dhënë të martën.
Ndalimi nuk do të zbatohet për mallrat transit, nëse ato transportohen me automjete të specializuara dhe të vulosura në kufi, pa lejuar shkarkimin dhe ringarkimin në territorin bullgar. Ndalimi gjithashtu nuk vlen për mallrat e shoqëruara me një deklaratë se destinacioni përfundimtar nuk është Bullgaria.
Vendimi i qeverisë së përkohshme merr parasysh nevojën për të siguruar kalimin përmes korsive të solidaritetit të ushqimeve thelbësore për më të varfërit në vendet e treta, tha Shërbimi i Informacionit të Qeverisë.