Motra e protagonistit kryesor të Big Brother Vip, Ina Ejlli e cila momentalisht ka marrë nën administrim llogaritë e rrjeteve sociale të të vëllait ka mbyllur instagramin që më parë ishte në emrin e Luizit.
Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik,i cili pësoi një ‘bum mediatik’ ku të gjithë flisnin, komentonin dhe kërkonin emrin e tij.
Pas gjithë kësaj fame, rrjetet sociale të Luizit pësuan rritje të mëdha të ndjekësve ku ai arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.Motra e Luiz Ellit, e cila prej vitesh jeton në SHBA është tashmë është mjaft e njohur për publikun, sepse instagrami i Luizit tashmë mban emrin e saj.
Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”, ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.
Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.