Aktualisht Armando Broja vijon fazën e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar disa muaj më parë dhe ndërhyrjes kirurgjikale, por ky fakt nuk i ndal ofertat në drejtim të yllit kuqezi. Situata e shkaktuar tek Chelsea është jo e qetë, me 21-vjeçarin që nuk ka pasur minutazh, duke e detyruar të marrë një vendim.
Sipas informacioneve të publikuara në mediat europiane, Broja kërkohet në Poprtugali. Konkretisht është Sportingu i Lisbonës ai i cili ka nisur menjëherë vendimet me drejtuesit e Chelseas për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Plani ëshët për huazimin e Armando Brojës, gjë që do t’i jepte më tepër minutazh këtij të fundit, i cili do të rigjente formën e duhur.
Blerjet e shumta të bëra nga Chelsea, me konkurrencën e jashtëzakonshme në repartin ofenziv, kjo lëvizje e 21-vjeçarit nuk është e pamundur. Kujtojmë se më parë ka qenë i huazuar edhe në Holandë, tek klubit simotër Vitesse, ndërsa në Angli shkëlqeu me Southampton. Në dhjetor të 2022-it Broja pësoi dëmtimin në gju, ndërsa pritet të mungojë deri në fund të sezonit aktual.