Chelsea ka nisur punën për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Një vendim, në të cilin pronarët e rinj nuk dëshirojnë të gabojnë.
Sipas raportimeve të medieve britanike dy emrat më të pëlqyer janë Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann dhe tashmë ka pasur edhe një komunikim zyrtar me spanjollin, i cili mund të marrë frenat e skuadrës londineze përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid-it, të planifikuar për të mërkurën.
Nga ana tjetër, gjermani raportohet se dëshiron të presë fundin e sezonit përpara se të rikthehet në lojë.