Eksperienca e Cristiano Ronaldos, në Arabinë Saudite nuk po ecën ashtu siç ai e kishte parashikuar. Al Nassr, pavarësisht se ka marrë yllin portugez, është në vendin e dytë në kampionat pas Al Ittihad. Ronaldo deri tani ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje, por ekziston përshtypja që ambientimi i tij në botën saudite nuk po shkon siç duhet.
Pas disfatës me Al Hilal në fakt tifozët e skuadrës kundërshtarë filluan të këndonin kore për Messin para tij pikërisht për të irrituar Ronaldon. Portugezi , dukshëm nervoz, edhe përgjatë 90 minutave të lojës, ju përgjigj duke prekur pjesët intime, një gjest që ka shkaktuar irritim në Arabinë Saudite. Tani Ronaldo rrezikon shumë.
Nouf bin Ahmed, avokat, docent, dhe këshilltar i Komisionit të Kombeve të Bashkuara në të drejtën tregtare ndërkombëtare, ka bërë të ditur se do ti prezantojë një peticion Ministrisë Publike të Arabisë Saudite për arrestimin dhe përjashtimin e Cristiano Ronaldos teksa deklaroi: “Nuk e ndjek sportin. Publiku i Al Hilal provokoi Cristianon që nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Cristianos përbën një vepër penale. Një akt publik i paturpshëm, që është një nga krimet e dënueshme me arrestim dhe deportim jashtë vendit, nëse kryet nga një i huaj. Do ti prezantojmë një peticion Ministrisë Publike për këtë qëllim”.