Gjatë një takimi elektoral në Berat me gra e vajza, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark, ka bërë humor me kryebashkiakun Ervin Demo teksa u shpreh se është mirë që ai të qëndrojë beqar.
“Ky rezultoi i suksesshëm beqar kështu që ta lemë edhe këtë 4-vjeçar beqar se do ia marrë mendjen gruaja pastaj e do t’i kushtojë më shumë kohë asaj sesa Beratit”, u shpreh Çuçi me humor teksa kërkoi mbështetje me votë për Ervin Demon i cili kandidon për një mandat të dytë.
Në vijim të takimit Çuçi tha se Berati ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm këto vite nën drejtim e Ervin Demos dhe falë vëmendjes së qeverisë. Vota për Partinë Socialiste është garancia e vetme tha ai që të vijohet përpara me punë të tjera.