Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së policisë se ka zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Ai përgëzoi policinë për punën e bërë, ndërsa tha se kanë treguar profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. #MePolicinëeShtetit”, shkruan ai.