Kiara Tito dhe Armaldo Kllogjeri krijuan raporte të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Edhe pas daljes së parë të Kiarës ai e ka telefonuar, ndërsa tha se pas propozimit ka folur serish me të dhe e ka uruar për propozimin që i bëri Luizi.
Tani pasi të dy i kanë dhënë fund eksperiencës në Big Borther ata janw miq, por Maestro dhe Kiara pësuan disa momente të krisjes së miqësisë së tyre. Kjo ishte pikërisht në momentin kur Maestro vendosi që në një diskutim me Oltën, ti kërkonte të nxirrte në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën.Kjo solli dhe ftohjen e raportit të ngushtë që Armaldo kishte krijuar dhe me Luizin.
Mirëpo pas daljes së Kiarës nga “Big Brother”, Maestro duket se i ka lënë pas hatërmbetjet dhe e ka telefonuar Kiarën për të pyetur sesi po e përjetonte fazën e post- Big Brotherit.
Ai zbuloi gjithashtu se së fundmi pas daljes së saj ai e ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet live në Top Channel.
Ai ka dhënë gjithashtu edhe disa përgjigje për ndjekësit në lidhje me raportet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.Më tej, tenori i njohur ka komentuar marrëdhënien e Luizit me Efin. Sipas tij Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri tjetrin.