Valdet Rama është ai që pavarsisht se ka vetëm 15 paraqitje me Kombëtaren shqiptar do të mbahet mend gjithmonë për veprimet e tij në fushën e lojës duke fituar simpatinë e të gjithëve.

Mesfushori i krahut që tani luan në kategorinë e katërt gjermane, foli gjerë e gjatë për karrierën e tij në një intervistë për Tribal Footbal ku u ndal edhe te Kombëtarja shqiptare.

E filloi me trajnerin De Biasi për të cilin ka respekt maksimal dhe vazhdoi me mendimin e tij për Sylvinhon dhe mundësinë e kualifikimit në Euro 2026.

“Mësova shumë prej De Biasit, ai bëri ëndrrat e mia realitet. Trajneri i ri Sylvinho shpresoj që të sjellë gjëra pozitive në kombëtaren tonë dhe i uroj të gjithë të mirat. Unë me të vërtetë shpresoj se mund të kualifikohemi në Euro 2024. Unë jam pozitiv për këtë sepse kur vjen një trajner i ri ndryshon atmosferën e ekipit. Unë mendoj se ai do të zbatojë strategji dhe filozofi të reja.

Një tjetër ndryshim që do të shohim është formacioni, mendoj se do të luajmë me një lloj formacioni tjetër nga më parë.”-tha Rama.