Kiara është përfshirë në një debat të ashpër me Efin mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP, duke prishur edhe miqësinë e dikurshme që kishin së bashku.
Pak ditë më parë moderatorja Kiara Tito u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri por së fundmi rihyri përsëri me zgjedhjen e publikut.
Me rihyrjen e saj, Kiara është komentuar për ndryshimin në sjellje me banorët e tjerë.
Këto veprime të moderatores duket se nuk janë pritur mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve nuk e ndjekin më në rrjetin social Instagram.
Ajo kishte 676 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram para spektaklit, ndërkohë që në pak orë numri ra në 658 mijë.