Miqtë kanë lajmëruar në Instagram se profilin e Efit kanë dashur ta sulmojnë pas sherrit të ashpër që ajo ka pasur me Luizin dhe Kiarën mbrëmjen e të martës dhe pas spektaklit në BBV.
Ata që menaxhojnë profilin e Efit në Instagram e kanë bërë private këtë llogari, pasi thonë se “ka pasur tentativa për hackim dhe përpjekje për t’i blerë ndjekës fake’.
Efi shprehu zhgënjim sa i përket sjelljes së Kiarës dhe teksa bisedonte me Nitën, ajo u shpreh se disa njerëz, duke iu referuar Kiarës, harrojnë miqësinë për famë.
Efi i tha Nitës se kur ajo të dalë nga shtëpia do ta kuptojë të gjithë situatën dhe debatin që u krijua mes tyre, edhe pse deri atëherë nuk do të ketë më vlerë. Ndërsa Bledit, Efi i tha se gjithmonë është përpjekur për mirë dhe ka gjetur keq.
Kiara i kërkoi llogari Efit gjate debatit ne oborr perse ajo e solli brenda BBV historine e videos ne Instagram, kur ato jashte nuk e kane sqaruar kete situate. Sipas Kiares, Efi po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.