Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve për pas 20 vitesh, ku Milani kalonte në finalen me 2 barazime.

Për këtë ndeshje, ka folur edhe Valentino Rosi i cili njihet si një tifoz i Interit. Rosi u shpreh se derbi Inter – Milan do të jetë i bukur si ai i 20 viteve më parë, por tani është koha për hakmarrje.

“Do të jetë e bukur si para 20 vitesh. Atë vit u eliminuam me 2 barazime kështu që duhet të hakmerremi megjithëse Milani është shumë i fortë. Do të jetë një derbi i bukur dhe do të më pëlqente të shkoja për ta parë”, u shpreh Rosi