Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Champions League, aty ku skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Interesi për këtë sfidë është tepër i madh, me kërkesa nga e gjithë bota dhe klubet duan të përfitojnë nga rasti për të mbushur arkat. Biletat për këtë sfidë do të jenë shumë të larta, me klubin zikaltër, që ka rritur çmimet, në krahasim me ndeshjen ndaj Benficas në çerekfinale.
Çmimet e biletave, kur Interi është pritës, janë rritur dukshëm, ndryshe nga çfarë ka ndodhur te Milani. Klubi kuqezi, ka pasur një rritje shumë më të lehtë të çmimeve. Për të gjitha vendet, Interi ka rritur çmimet me 50 euro ose më shumë, ndërsa Milani në krahasim nga ndeshja me Napolin, i ka rritur me 10 euro.
Çmimet e zyrtarizuara nga Interi janë më të larta se ato të Milanit në pothuajse çdo sektor. Ndoshta kjo është një strategji e korporatës në politikën e çmimeve. Ose, më thjesht, i është dhënë më shumë rëndësi ndeshjes së kthimit e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin në finalen e Ligës së kampioneve.