Java që sapo ka nisur vjen me lajme të mira nga horoskopi. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në lidhjen e përjavshme në “Shije Shtëpie” në Tv Klan shprehet se tre ditët e para janë më të mirat për të përfituar, veçanërisht e marta.
Njëkohësisht janë edhe ditët më të mira për të patur përfitime financiare dhe për të pasur zhvillime të mira në jetën tonë. Fundjava ka nevojë për më shumë vëmendje dhe kujdes, por nuk paraqet problematika të forta.
Krisanthi Kallojeri: Këtë radhë kam lajme shumë të mira, është një javë shumë e mirë, një javë shumë pozitive, përfitoni të gjithë prej saj, përfitoni sot, nesër dhe pasnesër. Pra të hënën, të martën dhe të mërkurën por kulmi i fatit është e marta. Është një ditë me fat, është dita kur mund të bëjmë dëshirat tona realitet, të ndihemi entuziastë, të ndihemi të fuqishëm dhe të jemi aktivë.
Të mos shpenzojmë këto ditë thjesht duke kaluar bukur pasi këto ditë do të kemi mundësinë të marrim përfitime financiare, të njohim persona të rëndësishëm të cilët do të na ndryshojnë jetën dhe sikur të mos të marrim para në dorë do të kemi ngjarje të tilla të cilat do të na ndihmojnë në zhvillimin dhe përparimin tonë.
Ditët e fundit, e premtja dhe e shtuna do të jenë pak të vështira. Kujdes në marrëdhënie, nuk është diçka serioze dhe kujdes me financat, mund të ndihemi pak më të tërhequr dhe të mbyllur në vetvete. Do ta konsideroja gjithë javën shumë pozitive. Përfitoni deri të mërkurën. Kjo është në përgjithësi klima e javës, pra kemi gjëra shumë të mira.