Të huajt po zgjedhin gjithnjë edhe më shumë Shqipërinë për të punuar.

Vida dhe bashkëshorti i saj Romelsi janë nga Filipinet dhe prej dy vitesh ndodhen në vendin tonë.

Thonë se janë të kënaqur me atë çfarë kane gjetur në Shqipëri dhe po planifikojnë të shpërngulen për të jetuar gjithmonë këtu.

“Është hera e parë që punoj këtu. Kam dy vjet që jetoj e punoj këtu. Puna ime është pastruese ne shtëpi. Më pëlqen dhe ndoshta do të vijoj të qëndroj këtu. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Këtu ka edhe të tjerë nga vendi ynë që jetojnë në Tiranë. Puna është shumë e thjeshtë. Jam këtu me bashkëshortin. Dhe gjithçka shkon mirë. Edhe njerëzit janë shumë miqësor”, ka thënë ajo.Jam nga Filipinet dhe punoj këto pre dy vitesh. Nuk kam pasur asnjë problem me pagesat apo me jetesën. Ndoshta mund të mendoj që të vijoj të jetoj këtu. Jam bashke me gruan. Fëmijët janë në Filipine por ndoshta një ditë do i sjell këtu. Kam dy fëmije. Ndihem mjaft mirë. Di pak shqip. Do vijoj të mësoj”.

“Me quajnë Dikson. Jam nga Filpinet. Kam pese muaj këtu. Por do të qëndroj dy vjet. Jam 31 vjeç. Kam mësuar pak fjalë shqip. Jam vetëm këtu. Puna është shumë e mirë. Ka edhe të tjerë. Nga Filipinet. Kam miq shqiptarë. Baba Fiqo është miku im. Jam i kënaqur. Faleminderit shume”, ka thënë një tjetër filipinas që ndodhet në vendin tonë.

Bizneset në Shqipëri janë duke punësuar të huaj, në disa sektorë të ndryshëm.