Interi është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën 1-0 Juventusin, rezultat që solli kualikimin në finalen e madhe të Romës.
Goli i Dimarcos vendosi derbin e Italisë, përballje ku djemtë e Inzaghit dominuan bardhezinjtë. Realitet që e pranon ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio.
“Interi e meriton finalen. Juventusi bëri shumë pak, ose aspak. Mendja te ndeshja e radhës, me një tjetër shpirt dhe vendosmëri. Forca djema”, shkroi në Instagram 37-vjeçari. Sonte zhvillohet gjysmëfinalja tjetër: Fiorentina-Cremonese, SuperSport 5 (21:00). Skuadra nga Firence fitoi 0-2 takimin e parë (Cabral, Nico Gonzalez).