Ka disa ditë që po flitet për shkollën e mesme të Belind Këlliçit, fakt që ai vetë dhe mbështetësit e quajnë gjë notmale. Këlliçi ka kryer 4 vjet nga shkolla “Harry Fultz”, ku cikli i plotë është 5 vjet. Këtë kandidati i Foltores e mbron me faktin se kjo është bërë për efekt studimi në SHBA. Ndërkaq, Gerti Bogdani, kolegu i Këlliçit, i cili garoi në primaret e Tiranës, ka kryer 5 vjet.
Kur Sali Berisha organizoi Primaret e Foltores, në garën për Tiranën kishte gjashtë kandidatë, por figura më serioze ndër ta ishte Gert Bogdani. Megjithatë, Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin, emri i të cilit u kushtëzua fort nga aleati Ilir Meta. I humburi i asaj gare ishte pikërisht Bogdani.
Por, në vazhdën e publikimit të fakteve të ditëve të fundit lidhur me mungesën e diplomës së shkollës së mesme të Këlliçit, del në pah edhe një fakt interesant mes tij dhe Gert Bogdanit. Edhe Gert Bogdani, njësoj si Këlliçi, ka përfunduar Institutin “Harry Fultz”, dhe sipas CV zyrtare të Bogdanit, e depozituar disa vjet më parë në Kuvend, kur ai ishte deputet, ai e ka perfunduar me sukses gjimnazin në vitet 1995-2000.
Pra, ndryshe nga Këlliçi që ka bërë vetëm 4 vjet nga 5 vite të ciklit dhe s’ka diplomë të gjimnazit, Bodgani i ka përfunduar të plota 5 vitet e “Harry Fultzit” dhe sigurisht e ka edhe diplomën e shkollës së mesme. Më pas ka vijuar normalisht studimet në SHBA.