Në Spanjë, deri tani, gjithçka që bëjnë është të flasin për Leo Messin. Sipas Mundo Deportivo, Barcelona, ​​duke përfituar nga fakti që kontrata e tij me PSG-në skadon më 1 korrik, dëshiron ta rikthejë atë në Katalonjë dhe do të ishte e gatshme t’i ofronte një kontratë një ose dyvjeçare falë të ardhura shtesë që shkojnë në 200-300 milionë euro mes marketingut, sponsorëve dhe biletave.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Messi ka katër opsione në tavolinë. E para vjen nga Al-Nassr, skuadra arabe në të cilën luan Ronaldo, e cila do të ishte gati për një mega ofertë prej 400 milionë euro.

E dyta, është e lidhur me MLS në SHBA, me Inter Miami të Beckham. E treta, është ajo e qëndrimit te PSG, me një rregullim të pagës dhe, e katërta, është rikthimi te Barça. Messi dëshiron të qëndrojë në Evropë për të fituar Topin e Artë dhe për momentin është i dyshuari kryesor duke pasur parasysh atë që bëri në Botëror dhe mbi të gjitha do të donte të vishte sërish fanellën e Barcelonës.

Presidenti Laporta beson se ai i detyrohet një “borxhi moral Messit” pas largimit të tij. Përveç kësaj, do të kishte mundësi që të stërvitet nga ish-partneri i tij Xavi, i cili do të ishte udhërrëfyesi teknik ideal për finalen e karrierës së Leos.