Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique është i njohur për lidhjen e tij shumëvjeçare me këngëtaren Shakira, me të cilën ka dy djem, Milanin 10 vjeç dhe Sasha 8-vjeçare. Por lidhja e tij e re me Clara Chia Marti, 24 vjeçe, i ka bërë njerëzit të mendojnë se ajo po përpiqet të duket si Shakira. Një tregues për këtë është çelja e ngjyrës së flokëve.

Gerard, 36, dhe Shakira, 46, u ndanë nga njëri-tjetri në qershor të vitit të kaluar pas një romance 12-vjeçare dhe thuhet se Clara ishte një fanse e Shakira-s përpara se ajo dhe Gerard të fillonin një lidhje. Gerard u lidh për herë të parë me Clara-n në gusht të vitit të kaluar, dy muaj pas ndarjes nga Shakira. Por ata ishin njohur me njëri-tjetrin pak kohë pasi kishin punuar së bashku në kompaninë e tij të produksionit.

Në fotot e tyre të para, Clara është shfaqur me flokë kafë dhe me grim. Disa muaj më vonë, ata morën pjesë në një dasmë së bashku dhe flokët e Klarës ishin çelur në një nuancë të ngjashme me atë të Shakira-s.

Ndërsa pamja e saj ishte le të themi e zakonshme më parë, fotografitë e saj të fundit në rrjetet sociale tregojnë se ajo ka një lloj ekipi glam që punon për të tani. Madje thuhet se Clara Chia duket me më shumë vetbesim kohët e fundit, në marrëdhënie me të tjerët.