E akuzuar shpesh për operacione plastike, Kylie Jenner ka thyer më në fund heshtjen. Teksa njerëzit mendojnë se bukuroshja ka kryer operacione sepse ka qenë e pasigurt me veten e saj, ajo ka deklaruar se ka qenë gjithmonë një vajzë me vetëbesim.

Kylie ka pozuar për kopertinën e revistës “Home Girls”, ku ka dhënë dhe një intervistë në lidhje me këtë. “Mendoj se një keqkuptim të madh që njerëzit kanë me mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha!”, është shprehur ajo.

“Kam bërë filler tek buzët dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme. Njerëzit mendojnë se kam kryer shumë operacione plastike dhe kam rindërtuar plotësisht fytyrën time, gjë që është krejtësisht e rreme,” tha ajo në atë kohë, duke shtuar, “Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjnë me të vërtetë flokët dhe grimi i mirë dhe, si dhe fillerat.

Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, por e dini, vajza më ngjan mua. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë me siguri”, ka shtuar Kylie.