Efi “prime-n” e fundit ka pasur përplasje me çiftin Luiz-Kiara.

Miqësia e tyre ka marrë fund, teksa vet Efi është shprehur se marrëdhënia e tyre nuk rregullohet as jashtë, shkruan lajmi.net.

Pas prishjes së raportit me ta, ajo ka qëndruar me Dean dhe Nitën, me të cilat ka debatuar teksa qëndronte krah Luizit.

Efi u ka folur atyre lidhur me çiftin Luiz-Kiara.

Ajo tha se edhe loja e ka një limit, teksa u shpreh se çfarë nuk janë të aftë të bëjnë për të arritur një vend pune./Lajmi.net/