Leskoviku është padyshim një nga zonat më me potencial turistik në juglindje, i njohur edhe si qyteti i verës, i rakisë, i sazeve, këngës dhe mikpritjes.
Ditën e sotme ishte kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai i cili ka prekur çdo rrugicë të Leskovikut, duke takuar banorët aty dhe marrë falënderimet për punën e bërë.
Sot Leskoviku është i plotësuar tërësisht me ndriçim LED, me 24 orë ujë të pijshëm dhe me bujtina e resorte të reja si xhevahire të turizmit aty.
Rruga e re Ersekë – Leskovik e cila po rikonstruktohet pritet të sjellë një zhvillim ekonomik të zonës