Qazim Laçi ka marrë vendin e futbollistit të rëndësishëm të Spartës së Pragës, Lukas Sadilek.

Mesfushori shqiptar e shpërbleu besimin e trajnerit duke qenë një nga më të mirët e takimit dhe i vetmi mesfushor që luajti për 90 minuta në takimin e fituar me shifrat 0-2 kundër Pardubice, pasi tre të tjerët u zëvendësuan.

“Është i ngjashëm me Sadilek. Laçi është luftëtar, të jep një superstrukturë futbolli”, u shpreh ndihmësi i trajnerit të Spartës së Pragës, Loucka. Në golin e parë të shënuar nga Sparta, aksioni nisi nga këmbët e Laçit.

“Gjithmonë duhet të jesh i përgatitur. Si thotë edhe trajneri ynë, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për ekipin, pra edhe unë jam i tillë”, tha Laçi mes të qeshurës në fundin e takimit.