Evi Kokalari ka denoncuar mashtrimin e Belind Këlliçit në lidhje me diplomimin e tij në SHBA dhe formularin e dekriminalizimit.
Në një postim në “Facebook”, Kokalari deklaron se kandidati i dyshes Berisha-Meta qartazi ka dhënë deklarime të pavërteta kur shkruan se diploma e tij në Amerikë është njësuar Master Shkencor në Shkencat e Menaxhimit.
Prej shumë vitesh në SHBA, Kokalari thekson se diploma që ka marrë Këlliçi në Amerikë është një bachelor degree dhe nuk mund të njihej si master shkencor dhe njohja që I ka bërë Ministria e Arsimit në kohën e qeverisë Berisha është një skandal më vete.
“Në formularin e vetdeklarimit të deputetëve, formular që përdoret për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike dhe që Belind Këlliçi ka firmosur se është i vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të deklarimeve të pavërteta, të paplota apo të pasakta, dhe ka konfirmuar saktësinë e të dhënave të pasqyruara në formular’, Këlliçi qartazi ka dhënë deklarime të pavërteta, kur shkruan se: është njësuar Master Shkencor në Shkencat e Menaxhimit.
Ndërkohë që diploma që ka marrë në Amerikë është një bachelor degree dhe nuk mund të njihej si master shkencor, ky skandal më vete se si e ka mundësuar nga Ministria e Arsimit.Më pak fjalë, Këlliçi si deputet i ri, pa futur këmbët mirë në parlament, ka thyer ligjin.
Ndërkohë, (foto bashkangjitur) formulari i Coppin University, është shumë i qartë në ato që kërkon:
“EMRIN E SHKOLLËS NGA KU PO DIPLOMOHESH”
Pyetja është, si i është përgjigjur Belind Këlliçi kësaj pike”, shkruan Kokalari.