Nga Migena Aleksi/
Dikur një zyrtare e lartë e PD-së së kohës së Berishës me emrin Erla, i rrëfehej të afërmit të saj që mbante një pozicion të ngjashëm në një parti tjetër.
Fjalët e saj që janë botuar në librin Kurbani të Edi Ramës ishin: “Nuk e ke kuptuar që të bësh karrierë aty, duhet të dish të hash m…t”?
Zyrtarja më pas lëvizi nga PD-ja e Saliut, por shprehja mbeti. Mbeti dhe m..ti.
Kur Sali Berisha organizoi Primaret e Foltores, në garën për Tiranën kishte gjashtë kandidatë, por figura më serioze ndër ta ishte Gert Bogdani. Megjithatë, Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin, emri i të cilit u kushtëzua edhe nga aleati Ilir Meta. I humburi i asaj gare ishte pikërisht Bogdani. Në vazhdën e publikimit të ditëve të fundit lidhur me mungesën e diplomës së shkollës së mesme të Këlliçit, del në pah edhe një fakt interesant mes tij dhe Gert Bogdanit.
Edhe Gert Bogdani, njësoj si Këlliçi, ka përfunduar Institutin “Harry Fultz”. Sipas CV zyrtare të Bogdanit, e depozituar disa vjet më parë në Kuvend, kur ai ishte deputet, ai e ka perfunduar me sukses gjimnazin në vitet 1995-2000. Ndryshe nga Belua që nuk e ka mbaruar të mesmen, Bodgani i ka përfunduar të plota 5 vitet e Harry Fultzit dhe sigurisht e ka edhe diplomën e shkollës së mesme. Më pas ka vijuar normalisht studimet në SHBA.
Por nuk bën punë të thuash të vërtetën, siç ka bërë Bogdani, megjithëse dihej që ajo garë në Foltore ishte punë pazaresh. Ky dokument është vetëm një dëshmi e re, që provon se të bësh karrierë në parti të tilla, duhet të hash m… siç thoshte dikur Erla ose të kesh një cen, që të jesh i shantazhueshëm; minimalisht, të jesh mashtrues i rafinuar si Belua. Dhe do t’ia dalësh mbanë.
Kjo tashmë është marrë vesh nga rinia mbarë, ndaj shumë nga ne që kishim ambicje politike, po nuk kuptuam sekretin, kemi emigruar. Ajo që nuk është marrë ende vesh, është: Deri kur, organizatat tona politike do të dominohen nga një mentalitet i tillë i shkollës politke të Saliut, që lejon të bëjnë karrierë vetëm rrugaçët dhe spurdhjakët?
—-
Autorja jeton mes SHBA dhe Kanadasë dhe është redaktore e gazetës Dita për diasporën