Albina Kelmendi do ta prezantojë Shqipërinë këtë vitë në “Eurovision 2023”.
“Duje” e ngjitë në skenë Albinën së bashku me babanë, nënën, dy motrat dhe të vëllanë, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, faqja e “Eurovision-t”, ka prezantuar këngëtaren shqiptare në mënyrë të veçantë.

“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat”, thuhet në postim.

“Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, është shkruar tutje në postimin e publikuar në Facebook.

Ndërkaq, javë më parë BBC ka bërë një analizë në lidhje me këngën e Shqipërisë në Eurovision.

Sipas tyre, Shqipëria nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe, ku mes tjerash, u cilësua si një baladë dramatike dhe mjaft e rëndë.