Jude Bellingham dhe Harry Kane janë dy nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Mesfushori i B.Dortmund kërkohet nga pjesa më e madhe e ekipeve britanike, gjithashtu ndiqet prej kohësh edhe nga Real Madrid.
Përballë një interesimi kaq të lartë, edhe drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të rrisin pretendimet për kartonin e tij. Sipas mediave italiane, tani verdhezinjtë nuk heqin dorë nga Bellingham pa marrë fillimisht 150 milionë euro.
Në një pozitë jo të qartë për të ardhmen është edhe Harry Kane. Kapiteni i Tottenham kërkon të mësoj fillimisht kush do të jetë trajneri i ri i ekipit, për të vendosur më pas për të ardhmen. Harry Kane është një emër fiks në listën e dëshirave të Man.United dhe Bayern Munich.