Todd Boehly, presidenti i Chelsea, ishte i qartë në deklaratën e tij të fundit, Frank Lampard është një zgjedhje e përkohshme, një zgjedhje që i jep klubit më shumë kohë për të gjetur një trajner të përhershëm:
Frank është një legjendë e këtij klubi, por ne po punojmë në të njëjtën kohë për të gjetur një trajner të përhershëm, dëshirojmë ti japim klubit dhe tifozëve një plan të qartë dhe stabil deri në përfundim të këtij sezoni, u shpreh presidenti i bluve.
Pavarësisht deklaratave të Boehly dhe kontratës së firmosur deri në fund të sezonit, Frank Lampard nuk e sheh veten si një zgjedhje të përkohshme. Legjenda e këtij klubi theksoi gjatë prezantimit të tij se ka besim se mund të ndihmojë klubin, ndërsa shpreson se mund të konfirmohet edhe për sezonin e ri.
Pikërisht kjo ide e Lampard mori vëmendjen e mediave britanike.
Një konfirmim i mundshëm i Lampard në krye të Chelsea-t do të ishte një lajm shumë i mirë edhe për Armando Brojën, pasi tekniku britanik ka një simpati të veçantë për “bomberin” kuqezi, e kërkoi edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e Everton.