Xavi Hernandez pati kritika për cilësinë fushës në “Coliseum Alfonso Pérez”, pas barazimit mes Barcelonës dhe Getafes (0-0) në raundin e 29-të të La Ligas, Për këtë arsye ia vunë nofkën kopshtari.

“Më bën të qesh. Le të më thërrasin kështu edhe për shumë vite. Më tepër kopshtar se çdo gjë tjetër. E marr si shaka, kështu duhet të jetë. Pas disa vitesh, do të vëmë duart në kokë dhe do të kujtojmë që nuk kishte kohë reale të lojës ose si e lagnim fushën dhe e linim barin të gjatë”, theksoi trajneri i Barcelonës në një konferencë për shtypin, duke lënë tashmë një paralajmërim për takimi me Rayo Vallecanon, që do të luhet këtë të mërkurë në “Estadio de Vallecas”:

“Shpresoj që gjatësia e barit të jetë në masën duhur. Orari i ndeshje (22:00) shpresoj të na favorizojë”, ka vijuar Xavi. Për vazhdimësinë e tij si trajneri i Barcelonës, theksoi: “Kam edhe një vit kontratë, kemi folur me presidentin, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe gjithçka po shkon mirë, nuk ka asnjë problem”. “Blaugranat” janë në rrugën e duhur drejt suksesit përfundimtar në kampionat:
“Duam të fitojmë LaLigan, por nuk mund ta marrim lehtë. Preferoj ta fitoj në shtëpi, por është e njëjta gjë, ne duam të jemi kampionë”.