Fushata elektorale ka trokitur dhe për demokratet efektet e para të krizës financiare të divorcit sapo kane nisur të ndihen. Komisioni i Ekonomisë i akordoi KQZ-së një fond prej 100 milionë lekësh për t’ia shpërndarë partive politike, ku Berisha nuk është përfitues.
“Duke qenë që fondi që duhet ti dedikohet partive politike më pas të shpërndahet nga KQZ sipas vendeve që kane ne Kuvend te jete të jetë 100 milionë. Pra mos te jetë 130 mln për sa kohë janë zgjedhje lokale për të arritur mbulimin e atyre shpenzimeve që i duhet partive politike.”- tha Blerina Gjylameti. Pjesa me madhe nga torta e parëve të fushatës do shkojë për socialistët. Shifra e akorduar zemëroi deputetët e Foltores, të cilët kanë në dorë vetëm çelësat e selisë dhe jo te arkës se partisë.
“Ju që po ndërmerrni këtë iniciativë nuk keni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje për të financuar fushatën nuk keni nguruar që të përdorni edhe burime jo ligjore, para krimi para droge.”- tha Edmond Spaho.
Shqetësimi i Edmond Spahos lidhet me faktin që paratë e fushatës do i gëzojë Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që Sali Berisha do jete ne dorën e Ilir Metës për të financuar fushatën e kandidatëve të tij.
“Çështje si do t’i ndani ju midis jush nuk është e jona.”– tha Blerina Gjylameti. Për të shpërndarë paratë e fushatës Komsioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do bazohet në rezultatin e zgjedhjeve të 2015, pasi zgjedhjet e fundit lokale u bojkotuan nga opozita.