Presidenti Joe Biden ka konfirmuar se do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.
Biden, 80 vjeç, tha të hënën se ai planifikon të rikandidojë për president, por nuk ishte ende i përgatitur ta shpallte atë.
“Kam në plan të kandidoj… por ne nuk jemi ende të përgatitur për ta shpallur atë,” tha ai në një intervistë në NBC para Pashkëve Katolike.
Si zoti Biden ashtu edhe nënpresidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku, me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë të vendosur për të marrë vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes, raportoi NBC.
“Pjesa e vendimit ka mbaruar, por ai nuk ka presion për të shpallur atë. Presidenti tashmë ka vendosur”, tha një burim për NBC.
Me deklaratën e bërë së fundmi dhe nga vetë Biden, rikandidimi i tij duket se është më afër se kurrë.