Festë për Arbnor Muçollin dhe Vejlen, që fitoi 2-1 kundër Helsingor, duke iu afruar edhe më shumë ngjitjes në elitën e futbollit danez.
Vendasit e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola të shpejtë. Avantazhi erdhi në minutën e gjashtë, ndërkohë që Muçolli dyfishoi pas dy minutave.
Ky ishte goli i pestë sezonal për 23-vjeçarin, i cili debutoi me kombëtaren shqiptare verën e vitit të kaluar.
Vejle kryeson 1st Division me 56 pikë, 11 pikë avantazh me vendin e tretë. Dhe po pret vetëm festën zyrtare të rikthimit në Superligë. Pesë takime kanë mbetur për t’u luajtur deri në fundin e sezonit.