Liverpool fitoi 3-2 me vuajtje kundër Nottingham Forest, për javën e 32-të në Premier League. Djemtë e Kloop e bënë dramë sfidën në “Anfield Road”, teksa trembën tifozët me golat e pësuar. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa e dyta nisi me gola.

Ka qenë Diego Jota që në të 47 minutë shënoi për Liverpoolin, ndërsa Uilliams në të 51 minutë barazoi ndeshjen. Sërish Jota në të 55 kaloi Liverpoolin në epërsi, ndërsa Uhite barazoi për miqtë.

Do duhej ‘Faraoni’ Salah që pas asistit të Arnold, në minutën e 70-të do i jepte tri pikë Liverpoolit. Me fitoren e dytë radhazi, të kuqtë e Klopp ngjiten në vendin e shtatë me 50 pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Fulham fitoi 2-1 me Leeds, Brentford dhe Aston Villa barazuan 1-1, teksa pa gola doli dueli Palace – Everton. Leicester mundi 2-1 Uolves.