Pavarësisht debateve që kanë patur ditët e fundit, Luizi i ka habitur të gjithë me deklaratën për Efin. Teksa po bisedonin, Luizi i tha sot Efit se ajo e merionte finalen më shumë se dhe Kiara.
Efi i tha Luizit se nuk po e kupton lojën që ai po bën, por nuk po i pëlqen aspak dhe nuk do e falë. Ajo u shpreh se me të nuk mund të luajë njejtë si me Armaldon, ta afrojë dhe ta largojë. Por Luizi e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk po e bën diçka të tillë.
Efi i kërkoi atij të mos i’a ulë vlerat nëse e ka konsideruar ndonjëherë shoqe.Më pas Luizi u shpreh se që në momentin kur ajo doli nga shtëpia, ai ka shfryrë gjithë inatin e tij te Olta, Dea, dhe Amos, pasi për të ajo e meritonte të qëndronte dhe të shkonte në finale më shumë se të gjithë banorët, duke përfshirë dhe Kiarën.