Njoftim për median
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.
AKSIK tërheq vëmendjen për prezencën e dokumenteve zyrtare që i përkasin natyrës së punës dhe misionit të këtij Autoritetit, çka mund të dëmtojë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të AKSIK me homologët.
Sa më sipër, duke qenë se AKSIK është një institucion që ka në fokus sigurinë e informacionit të klasifikuar, AMA kërkon nga redaksitë e OSHMA-ve që të tregojnë përgjegjësi profesionale, për mospërhapjen e të tilla informacioneve.
Autoriteti i Mediave Audiovizive