Paris Saint-Germain bie ndaj Lorient në “Parc des Princes”. Skuadra e Galtier u mund me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë për vendasit.
Miqtë gjetën avantazhin në minutën e 15’, me Le Fee që zhbllokoi sfidën. Vetëm pesë minuta pas pësimit të golit të parë, PSG do të mbeste në inferioritet numerik, pasi Hakimi mori kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 29’, duke shfrytëzuar pakujdesinë e portierit Mvogo, Mbappe do të gjente rrjetën dhe do i dhuronte barazimin ekipit të tij, me një gol që u duk disi i çuditshëm. Megjithatë në minutën e 38’ Lorient do të reagonte sërish, me Yongëa që riktheu avantazhin te ekipi i tij.
Në minutën e 86’ Dieng do të gjente sërish rrjetën, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë ai nuk u dorëzua dhe vetëm tre minuta më pas do të realizonte, për ta çuar rezultatin e këtij takimi në 1-3. Pas javës së 33-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain kryeson me 75 pikë, teksa Lorient ngjitet në vend të 10-të me 48 pikë.