Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.

Gjithashtu, 22-vjeçari, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.