Madonna Shqiptare ka bërë një rrëfim si rrallëherë në “ABC e Mëngjesit”.
Ajo ka folur fillimisht për rikthimin e saj në muzikë pas kaq shumë vitesh.
Këngëtarja ka zbuluar se është martuar për here të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me shoqen e ngushtë.
“Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat”, tha ajo.
“Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta. Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shokë të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar,” shtoi ajo.