Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, ka një thirrje për demokratët.
“Ka vetem nje PD qe merr pjese ne zgjedhje.
Sali Berisha nuk perfaqeson PD-në, sado nostalgjiket dhe fanatiket t’a duan dhe ndjekin ate. Sali Berisha ka vene ne jete nje platforme politike te bashkimit me Ilir Meten dhe te asgjesimit te çdo vektori tjeter opozitar. Zgjedhjet e 14 majit jane vetem nje hap ne ekzekutimin e kesaj platforme.
Kjo platforme e perjashton bashkejetesen me PD-në, biles ka objektiv shkaterrimin e PD-së. Per kete ka prova dhe evidenca te qarta. Çdo demokrat qe mendon se, duke mbeshtetur platformen Meta-Berisha do te ndihmoje PD te ringrihet, nuk ben gje tjeter, veçse ndihmon qe PD -në ta zërë kolera. Çdo demokrati qe ben kete pune dua t’i them: ky nuk eshte eksperiment qe behet ne laborator.
Nese i sherbeni koleres dhe PD vdes, nuk do keni me mundesine te vijoni me eksperimentin e radhes. PD nuk eshte mi qe mund ta zevendesoni me miun tjetër. Po vdiq, PD -në do ta humbni pergjithmone.
Ndaj ju ftoj te gjithe ju qe e ndjeni PD-në me zemer te beheni njerez me politike, me te angazhuar, me te thelle, me mosbesues, me analitike. Mos rrini viktima te nostalgjise e te stereotipeve, sepse nepermjet tyre po ju fusin koleren ne gji”, shkruan ai.