Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar se yllin portugez e ka takuar për herë të parë në dyqanin e markës “Gucci” ku ajo punonte në qendër të Madridit, shkruan Marca.
Por tani, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georginan, të cilën ai e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon.
“Kam punuar me Georgina Rodriguezin në ‘Gucci’ rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm”, tha Bone.
“Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para apo të mos kishte paratë që ka tani, gjithmonë e kishte këtë atmosferë arrogance dhe superioriteti”.
“Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid”.
Deklaratat e Bone në TikTok shkojnë shumë më tej, pasi ai tregon se Georgina ishte tejet ambicioze dhe kishte në mendje të martohej me një milioner.