Trajneri Roberto Stellone vendosi të largohet nga pankina e Beneventos këtë të hënë, duke kapur në befasi drejtuesit e klubit, që gjithsesi duket se e kanë zgjidhur pasuesin tashmë.Behet fjalë për ish-trajnerin e Partizanit, Andrea Agostinelli, i cili pritet të mbërrijë në qytet pasditen e të martës dhe të drejtojë seancën e parë stërvitore të skuadrës ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli.

Agostinelli ishte trajner i skuadrës malteze Gudja United Club, me të cilën ka siguruar tashmë mbijetesën dhe kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit, me qëllim që të mund të ulet në stolin e Beneventos.