Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania, por kjo tashmë ka ndryshuar me rikthimin e saj në shtëpinë e famshme.
Efi ishte në mesin e katër banorëve që u bënë sërish pjesë e BBVA, dhe që në ditët e para ndodhi krisja e miqësisë së saj me Luizin dhe Kiarën.
Tani që ajo është shpallur finaliste e dytë pas Luizit, duket se ka një paqe të heshtur mes tyre.Teksa banorët po bisedonin Dea Mishel ka pyetur Luizin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigja e tij vendosi në dyshim banorët.
Këngëtari la të nënkuptonte në përgjigjen që i dha Deas se zënkat mes tyre mund të kenë qenë vetëm lojë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?
Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim.
Luizi: Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara.
Nita: Dea , ka qenë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qenë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.
Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.