Drejtuesit e Napolit do e kenë të vështirë të mbajnë Victor Osimhen edhe sezonin e ardhshëm. Shumë klube të mëdha europiane kanë shfaqur interesimin e tyre për bomberin nigerian.

24-vjeçari ka shënuar 25 gola gjatë këtij sezoni mes Serie A dhe Champions League. Garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Bayern Munchen. Thomas Tuchel e cilëson afrikanin si përforcimin ideal për majën e sulmit, pozicion që nuk është mbuluar mirë pas ikjes së Robert Lewandowskit.

Trajneri gjerman është një tifoz i madh i Osimhen. Drejtuesit bavarezë kanë nisur nga puna për përgatitjen e një oferte zyrtare për presidencën e Napolit.

Aurelio De Laurentiis, i cili pagoi 75 milionë euro për ta blerë nga Lille (2020), në deklaratat e fundit është shprehur se kërkon minimalisht rreth 170 milionë euro për ta lënë të lirë.