Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Big Brother mes Kristit dhe Luizit, me këtë të fundit që e ka akuzuar Aliajn se është njeri i pabesë, dhe që përdor flirtimet me femrat për të qëndruar më shumë në shtëpi. Luizi aludoi se Kristi pas lidhjes me Kejsin, i është vënë pas Deas, dhe në rast se dhe me të nuk funksionon në listën e tij do të ishte më pas modelja Jori Delli.
‘Ti je kanal o burrë’, i tha Kristi Luizit, ndërkohë që banorët e tjerë edhe pse kanë qenë të pranishëm në debat kanë preferuar që të mos ndërhyjnë në konflikt. “Si po të ecën tentativa e tretë? Si është tu ec, a do me nejt dhe dy javë të tjera, je duke tentuar që të krijosh një tip flirti, po të pyes si është tu ec?”, pyeti Luizi, ndërsa vazhdoi më tej “për momentin jeni duke i marrë erë njëri tjetrit, hyni në dhomë të rrëfimit bashkë…”.
Pjesë nga debati i tyre:
Kristi: Ti je injorant komplet.
Luizi: Ti Kristi je kokrra e legenit, bukëshkelës. Ti i sheh femrat si objekte. Vetë e ke thënë.
Kristi: Po e vërtetë është, çfarë ka këtu? Po ikë ore se do futen njerëzit do kërkojnë në Google se çfarë do të thotë të fitosh këtë Big Brother…
Luizi: Ky është ndryshimi mes nesh. Unë i shoh gjërat tek njerëzit, ti i sheh në Google. Je bërë gropë.
Kristi: Injorant, kokrra e injorantit! Ti je pa dinjitet. Unë jam gropë që bëj debat me ty
Luizi: Po ti eksitohesh kur bën debat me mua, vetëm atë ke dashur që kur je futur… Ik tani gjej viktimën e radhës.