Gjysmëfinalja e Champions League nuk do të jetë e vetmja ndeshje interesante mes Real Madrid dhe Manchester City-t.
Dy emrat në fjalë do jenë përballë njëra-tjetrës edhe në merkato dhe kjo prej mesfushorit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
19-vjeçari anglez ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, megjithatë Real dhe City duket se janë më të favorizuar në garën për Bellingham, ndaj dhe “përplasja” mes tyre pritet të sjellë një verë shumë të nxehtë.